Lidhje

Moti ndikon shkallën e lumturisë. ADN-ja e kancerit


http://astritlulushi.wordpress.com/

Studim - Moti, ajri dhe krimet ndikojnë në lumturinë e njerëzve.

Lumturia varet nga shumë faktorë, përfshi motin dhe financat. Një studim i ri tregon se amerikanët në pjesë të ndryshme të vendit nuk janë njësoj të lumtur dhe gjendja e tyre përcaktohet nga realitetet e jetës së përditëshme siç janë temperatura e motit, kohë gjatësia për të shkuar në punë dhe niveli i taksave.

Sipas studimit, njujorkezët mund të duken të shkujdesur në përgjithësi, por në veçanti nuk janë të lumtur.

Në kontrast, banorët e Luizianës janë mjaft të kënaqur ndërsa amerikanët në pjesë të tjera të vendit janë aty midis - as të gëzuar dhe as të dëshpëruar.

Gjatë studimit, ekspertët krahasuan dy grupe të dhënash të grumbulluara me dy metoda të ndryshme anketimi. Sipas metodës së parë, njerëzve u kërkohej të përcaktonin sa të kënaqur ishin me jetën e tyre. Pastaj ekspertët shqyrtuan faktorët cilësorë të jetes, si përshembull sasinë e rreshjeve të shiut, nivelin e krimeve me dhunë, kohën që u duhej njerëzve për të shkuar në punë dhe shpenzimet në formë taksash për arsim dhe infrastrukturën rrugore.

Në fund doli se rezultatet nga këto metoda lidheshin me njëra tjetrën. Sipas të dhënave të studimit, botuar në revistën Science, njerëzët janë më të lumtur në shtetet ku cilësia e jetës është e lartë si në Luiziana, Havai dhe Alabama. Njujorkezët ishim më të palumturit, pasuar nga banorët e shteteteve Konektikat, Kaliforni, dhe Miçigan.

Ekspertët thonë se këto nivele të lumturisë mund të ndryshojnë. Për shembull niveli i lumturisë në Luiziana ishte matur përpara se ky shtet të prekej nga uragani Katrina. Por në thelb, studimi tregoi se moti me diell, ajri i pastër dhe niveli i ulët i krimeve prodhon shtetas të lumtur.

ADN-ja e kancerit

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë hartuar plotësisht kodin gjenetik për dy lloje të kanceresh - kancerin e qelizave të vogla të mushkërive dhe të melanomës, lloji më vdekjeprurës i kancerit të lëkurës.

Të gjitha kanceret shkaktohen nga ndryshimet në ADN-në e qelizave. ADN përmban informatat gjenetike të qelizave. Ky informacion ndryshon kur qelizat gradualisht ndryshohen nga normale në jo normale dhe që me kalimin e kohës shndërrohen në malinjë.

Shkencëtarët thonë se miliona jetë njerëzish do të shpëtoheshin nëse do të ishte i mundur zbërthimi i kodeve gjenetike të llojeve të kancereve.

Nëpërmjet analizave të gjakut tumoret mund të zbulohen në fazën fillestare dhe atëherë trajtimi do të ishte i suksesshëm. Dr Jeanny Aragon-Ching është onkologe në qëndrën mjekësore të universitetit George Washington. Ajo thotë se zbulim i shkencëtarëve britanikë është hap drejt një epoke të mjekësisë së specializuar, sepse për të trajtuar lloje të ndryshme të kancerit, përdoren lloje të ndryshme të barnash.

Sa më shumë që mjekët t'a njohin mënyrën sesi zhvillohen qelizat kanceroze, aq më të saktë ata mund të jenë për t’i goditur këto qeliza.

Shkencëtarët britanik gjetën 30.000 gjene të ndryshuara ose mutacione në melanoma, një lloj i kancerit të lëkurës që është përgjegjëse për 75 për qind e vdekjeve nga kanceri i lëkurës. Ata gjithashtu gjetën 23.000 mutacione në kancerin e qelizave të vogla të mushkërive. Por jo të gjithë këto mutacioneve shkaktojnë kancer.

Mjekja Aragon-Ching thotë se është puna e mjekëve për të gjetur se cilët nga këto mutacione ndikojnë në zhvillimin e kancerit.

Përfundimisht, shkencëtarët mund të jenë në gjendje për zbuluar e trajtuar qelizat para-kanceroze, dhe kështu të arrijnë të parandalojnë formimin e tumorëve vdekjeprurës. Por kjo ditë është ende larg.

Aragon-Ching, thotë se gjetja e një kure tingëllon shumë optimiste, por ajo që shkencëtarët shpresojnë është që me këto zbulime dhe të tjera që do të pasojnë, kanceri të shihet si sëmundje kronike e cila mund të trajtohet e shërohet.

Ashtu si presion i lartë i gjaku që mund të kontrollohet me ilaçe, kanceri mund të bëhet një sëmundje pa vuajtje. Shkencëtarët kudo në botë tani janë duke punuar për regjistrimin e të gjitha gjeneve që shkaktojnë llojet e ndryshme kanceresh. Në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët janë duke studiuar lloje kanceresh të trurit, ovareve dhe pankreasit.

Përveç kancerit të mushkërive dhe melanomës, shkencëtarët janë duke shqyrtuar edhe ADN-në e kancerit të gjirit, si dhe kanceret në mëlçi, gojë dhe stomak.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG