Lidhje

Pakistan: Të paktën 75 të vrarë nga një sulm gjatë një ndeshje volejbolli


Policia në Pakistan tha se të paktën 75 persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një sulm që mendohet të ketë qenë me bombë, gjatë një loje volejbolli.

Shpërthimi ndodhi sot në Lakki Marwat, një qytet pranë rajoneve të Vaziristanit jugor dhe verior. Trazirat e militantëve janë shtuar së tepërmi në të dyja rajonet.

Hetuesit thanë se shpërthimi dëmtoi shtëpitë pranë dhe se mund të kenë mbetur njerëz nën rrënoja.

Po në Pakistan, zyrtarët e sigurisë thanë se të paktën 3 militantë janë vrarë në një sulm të dytë nga një avion amerikan pa pilot. //mm//

XS
SM
MD
LG