Lidhje

Paqja në Lindjen e Mesme në një ngërç të ri


Presidenti palestinez Mahmud Abas nuk po lëkundet nga kërkesa e tij se bisedimet e paqes me Izraelin nuk do të rifillojnë, në se shteti hebraik do të ndalojë plotësisht ndërtimin e kolonive në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Zoti Abas tha sot se nuk ka kundërshtime për negociata me Izraelin, por se ndërtimi i vendbanimeve nuk mund të vazhdojë. Ai po ashtu sugjeroi se Izraeli duhet t’i njohë rregullat e bisedimeve të paqes për të cilat është rënë dakord në të kaluarën. Pas takimit me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Sharm al-Sheik, zoti Abas tha se Kairo është dakord me qëndrimin e palestinezëve.

Zyrtarët egjiptianë nuk kanë komentuar lidhur me takimin. Egjipti po përpiqet t’i rigjallërojë bisedimet që zoti Abas i ndërpreu vitin e kaluar në përgjigje të ofensivës së Izraelit kundër Rripit të Gazës nën drejtimin e Hamasit. Sot në Izrael, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se qeveria e tij është gati t’i rifillojë negociatet menjëherë, pa vendosur parakushte.//lk

XS
SM
MD
LG