Lidhje

Rritet pakënaqësia e amerikanëve për punën që bëjnë


Një anketë opinioni tregon për një rritje të pakënaqësisë së amerikanëve për punën që bëjnë. Studimi i Bordit të Konferencës tregon se më pak se gjysma e amerikanëve janë të kënaqur me punën e tyre.

Kjo organizatë biznesi thotë se gjatë 20 vjetëve të fundit ka rënë vazhdimisht numri i amerikanëve, të cilëve u pëlqen puna e tyre.

Prirja mund të mos përmirësohet në të ardhmen e afërt por më të pakënaqurit janë punëtorët më të rinj në moshë. Më pak se 40 për qind e amerikanëve nën moshën 25 vjeçare thonë se janë të kënaqur me punën e tyre.

Autorët e studimit intervistuan 5 mijë punëtorë, të cilët shprehën pakënaqësi të madhe me shpërblimet dhe rregullat e promovimit. Ata kritikuan gjithashtu mënyrën se si kompanitë e trajtojnë dhe vlerësojnë ata. //ii

XS
SM
MD
LG