Lidhje

Në Afganistan vritet një gazetar britanik dhe një marins amerikan


Zyrtarët britanik thanë se një shpërthim në Afganistanin jugor vrau një gazetar britanik dhe një marins amerikan.

Ministria e brëndshme britanike tha se Rupert Hamer, korrespondenti i gazetës Sunday Mirror u vra ndërsa po udhëtonte sot me marinsat amerikanë në patrullë në provincën Helmand.

Fotografi Fillip Kobërn u plagos rëndë bashkë me katër marinsa të tjerë. Zyrtarët tërhoqën njoftimin e mëparshëm sipas të cilit një ushtar afgan ishte mes të vrarëve.

Hamer mendohet të jetë gazetari i parë britanik që vritet në konfliktin afgan. Me anë të një deklarate, kryeministri Gordon Brown i shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të gazetarit.

Ndërkohë, autoritetet amerikane dhe afgane nënshkruan një marrëveshje që pritet të transferojë përgjegjësitë në qendrën e burgimit të Bagramit deri në fund të vitit.

Ministria e brendshme afgane njoftoi dje se trupat do të fillojnë stërvitjen për të kryer hetime, ndalime dhe gjykimin e të burgosurve. //iç//

XS
SM
MD
LG