Lidhje

Përmiresohet situata në komunën e Dajçit


Në Shkodër po përmirësohet situata në zonat e prekura nga permbytja. Ujrat janë larguar nga më shumë se 3000 hektar tokë bujqësore dhe një numër shtëpish banimi. Por autoritetet ende nuk rekomandojnë kthimin e banorëve të evakuuar, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm si dhe pranisë së kafshëve të ngordhura. Edhe sot, vëmendja e strukturave të emergjencës u përqëndrua në shperndarjen e ndihmeve humanitare për banorët e zonave që vazhdojnë të jenë në praninë e ujit. Korrepondenti i Zërit te Amerikës, Pellumb Sulo ishte sot në komunën e Dajçit, e cila ishte edhe e para zonë që u izolua tërësisht nga ujrat, gjatë ditëve të përmbytjes.

XS
SM
MD
LG