Lidhje

Boris Tadiç: Deklaratat e z.Mesiç cënojnë stabilitetin e Ballkanit


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç bëri të ditur se do t'i thotë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se komentet e kohëve të fundit të presidentit kroat për përdorimin e forcës ushtarake në Bosnje janë një kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Zoti Tadiç thotë se do të flasë nesër para Këshillit të Sigurimit, tri ditë pasi Presidenti kroat Stipe Mesiç tha se do të përdorte ushtrinë kroate për të mos lejuar serbët e Bosnjës të shkëputeshin nga federata boshnjake.

Bosnje-Hercegovina, në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund luftës së Bosnjës, u nda në Republikën Serbe dhe Federatën myslimano-kroate.

Javët e fundit, marrëdhëniet normalisht të tensionuara mes dy entiteteve janë acaruar edhe më shumë, pasi udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Milorak Dodik bëri thirrje për një referendum për shkëputje nga federata. Dodik i tha sot medias se data e referendumit do të vendosej deri në fund të janarit. //mm//


XS
SM
MD
LG