Lidhje

Korsikë: Gjenden mbi 100 refugjatë të paligjshëm në brigjet e ishullit francez


Më shumë se 100 refugjatë, mes tyre fëmijë dhe gra shtatëzëna, u gjendën në një plazh të ishullit francez të Korsikës.

Autoritet franceze thanë se refugjatët u gjetën sot në mëngjes përgjatë bregut jugor të Korsikës, mbasi ishin lënë atje nga trafikanët.

Zyrtarët thanë se 124 refugjatët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë marrë nën përkujdesje në qytetin e Bonifaçios. Zyrtarët thanë gjithashtu se refugjatët deklarojnë se janë kurdë dhe tunizianë, por nuk është ende e qartë se nga është vendnisja e tyre.

Autoritet franceze kanë nisur një hetim kriminal dhe po kërkojnë për anijen që ka transportuar refugjatët.

Zyrtarët e Korsikës thonë se është e pazakontë për refugjatët apo imigrantë që të zbarkohen në ishullin e Mesdheut, teksa zakonisht ata synojnë territorin italian, i cili është më në jug të ishullit. //mm//

XS
SM
MD
LG