Lidhje

Olimpik, parku kombëtar amerikan në brigjet e Paqësorit


Olimpik, parku kombëtar amerikan në brigjet e Paqësorit
Olimpik, parku kombëtar amerikan në brigjet e Paqësorit

Parku kombëtar Olimpik. Këtu gjen plazhet e brigjeve të Oqeanit Paqësor, luginat me shira tropikalë, maja malesh të mbuluara me akull dhe varietete të shumta bimësh dhe kafshësh. Rrugët shtrihen në periferitë e parkut, ndërsa zemra e Olimpikut është një botë në gjendjen e natyrës, një strehë e pazhvilluar si për njerëzit ashtu edhe për krijesat e egra.

Një bregdet shkëmbor që rrihet nga valët.Male të mbuluara nga shtresa glaciale dhe pyje të dendur. Si tri drejtimet e Neptunit, zona veriperëndimore e Shteteve të Bashkuara në brigjet e Oqeanit Paqësor është monument i tri lavdive dhe si janë të harmonizuara ato në Parkun Kombëtar Olimpik.

Përfytyro një mjedis të ngarkuar me lagështirë dhe llucë. Luginat bregdetare të parkut Olimpik thithin deri në 3600 mm shi në vit. Ndonjëherë edhe më shumë. Përgjatë lumenjve, pyjet e vjetër, pishat, bredhat e halorë të tjerë kanë përmasa të rekordeve botërore.

Ky është një pejsazh i rallë për të eksploruar katedralet e drurëve të egër. Myshku i lëmuar mbulon tokën e pyllit. Shiko me kujdes. Këtu qendron e fshehur bota në miniaturë. Mbi pyllin tropikal ngrihet Mali i Olimpit.

Retë e Paqësorit hedhin shumë dëborë këtu. Aq sa mund të mbushin një sipërfaqe prej 50 kilometrash katrore. Rruga Uragani Rixh ofron pejsazhin më mahnitës të kësaj bote alpine.

Nga tri rajonet e Parkut Kombëtar Olimpik, bregdeti i Paqësorit është ai me një bukuri të veçantë, shkëmbor dhe mbi të gjitha i paprekur, vija bregdetare më e gjatë e pazhvilluar në pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG