Lidhje

Haiti: Prindërit kërkojnë kthimin e fëmijëve në incidentin e trafikimit


Anëtarët e një grupi humanitar ndërkombëtar që po kujdesen për 33 fëmijë nga Haiti të përfshirë në mosmarrëveshjen për trafikim, thonë se prindërit e këtyre fëmijëve kanë kërkuar t’i marrin ata.

Fëmijët u morën javën e kaluar nga një grup i 10 misionarëve të fesë katolike prej Shteteve të Bashkuara të cilët mendohet se u përpoqën t’i merrnin fëmijët përmes një skeme të pa autorizuar ndërkombëtare të birësimit.

Grupi tha se ata po i merrnin femijët për t’i dërguar në një jetimore në vendin fqinjë, Republikën Domenikane. Por, thuhet se prindërit e disa prej këtyre fëmijëve ishin gjallë.

Gjatë një interviste në televizionin amerikan NBC sot, udhëheqësja e organizatës SOS Children’s Village, Heather Paul, tha se prindërit po paraqiten për tu ribashkuar me fëmijët e tyre.

Ky rast ka nxitur shqetësime se fëmijët jetim nga Haiti ose ata të identifikuar gabimisht si jetim mund të bëhen viktima të trafikimit të fëmijëve. Si rezultat, Haiti ka pezulluar birësimet. //ad//

XS
SM
MD
LG