Lidhje

Shpërthim në Irak: Vriten dhe plagosen dhjetra besimtarë shiitë


Policia irakiane tha se të paktën 32 pelegrinë shiitë u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në shpërthime në rrethinat e qytetit të shenjtë të Karbalës, në jug të Bagdatit.

Shpërthimet, ndodhën sot ndërkohë që qindra mijëra pelegrinë shiitë mblidheshin në Karbalë për një kremtim të rëndësishëm fetar që shënon mbylljen e periudhës së zisë për vdekjen e një kleriku të lartë shiit në shekullin e 7-të.

Hollësitë e sulmit nuk janë bërë të qarta. Disa zyrtarë mendojnë se të paktën një nga incidentet u shkaktua nga zjarr me mortaja.

Sulm i sotëm, është i treti i kësaj jave ndaj pelegrinëve shiitë, që shpesh janë shënjestra të kryengritësve suni.

Incidentet ndodhin në një atmosferë të tensionuar politike në vend rreth përpjekjeve për të mos lejuar një grup politikanësh që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Disa politikanë suni akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga shiitët, se po i heq kandidatët për të konsoliduar pushtetin e saj.//lk

XS
SM
MD
LG