Lidhje

Greqi: Pezullohen të gjitha fluturimet për shkak të grevës


Në Greqi, të gjitha fluturimet për sot janë pezulluar për shkak se kontrollorët e trafikut ajror i janë bashkuar grevës njëditëshe kundër planeve të qeverisë për ngrirjen e pagave në sektorin publik.

Mësuesit, punonjësit e hekurudhave, mjekët dhe infermieret marrin pjesë
në grevën e sotme, e cila është organizuar nga sindikata kryesore e punonjësve të sektorit publik.

Greqia po përpiqet të dalë nga një krizë e rëndë financiare duke pakësuar borxhin e saj gjigand.

Qeveria e drejtuar nga socialistët shpalli dje plane për të rritur moshën e pensionit gjë që do të kursente para për pensionet.

Kryeministri Jorgos Papandreu tha se detyra parësore e qeverisë së tij është shpëtimi i ekonomisë dhe pakësimi i borxhit publik duke mbrojtur njëkohësisht klasën e mesme dhe atë me të ardhura më të ulta.

Zyrtarët e Bashkimit Europian shqetësohen se kriza financiare greke do të ndikojë negativisht mbi vlerën e Euros, monedha që përdoret nga 16 vende anëtare të BE-s.

XS
SM
MD
LG