Lidhje

14 të ndaluar në Turqi për përpjekjet për grusht shteti


Policia në Turqi tha se ka ndaluar 14 oficerë të lartë, mes tyre ish-shefi i forcave të armatosura dhe ish-shef i marinës, lidhur me një komplot të mundshëm për rrëzimin e qeverisë me baza islamike.

Policia tha se ka ndaluar sot ish-komandantin e forcave ajrore Ibrahim Firtina dhe ish-komandantin e marinës Ozden Ornek, krahas me 40 persona të tjerë. Rrjeti CNN Turk po ashtu ka njoftuar se shefi aktual i ushtrisë, gjenerali Ilker Basburg e ka anuluar një udhëtim në Egjipt, si rezultat i operacioneve qeveritare të sigurisë. Sipas njoftimit të mediave, komploti për grusht shteti me kodin “plani vareja”, mendohet se përfshin një komplot të ushtrisë, për shkallëzimin e tensioneve me Greqinë, duke provokuar avionë luftarakë grekë të qëllojnë dhe rrëzojnë një avion ushtarak turk. Po ashtu thuhet që komploti përfshin vendosjen e bombave nëpër xhami, për të shkaktuar kaos dhe për ta bërë qeverinë të duket e paaftë.

XS
SM
MD
LG