Lidhje

Janukoviç, i vendosur për lidhje më të ngushta me BE-në


Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Janukoviç, thotë se është i vendosur për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Zoti Janukoviç e prishi sot traditën, duke zhvilluar vizitën e tij të parë si Presidenti i Ukrainës në Bashkimin Evropian, në Bruksel, dhe jo në Rusi.

Pas bisedimeve me zyrtarë evropianë, ai u tha gazetarëve se u përpoq t'i sigurojë vendet anëtare të BE-së se Ukraina do të mbetet një vend i besueshëm tranzit për burimet e energjisë, përfshi gazin.

Për disa vjet rresht, mosmarrëveshjet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë penguar furnizimin me gaz natyror të vendeve evropiane.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso i bëri thirrje Ukrainës të bashkëpunojë me FMN-në, një kusht ky themelor sipas tij, që Kievi të ketë mbështetjen evropiane.

XS
SM
MD
LG