Lidhje

SHBA: Bie numri i njerëzve që janë regjistruar si të papunë


SHBA: Bie numri i njerëzve që janë regjistruar si të papunë
SHBA: Bie numri i njerëzve që janë regjistruar si të papunë

Numri i njerëzve që janë regjistruar si të papunë për të marrë mbështetje financiare në Shtetet e Bashkuara ra javën e kaluar, ndërkohë që një studim i ri për prodhimin në Shtetet e Bashkuara tregon se ai shënoi rritje në muajt e fundit të vitit 2009.

Raporti që u publikua sot nga Departamenti i Punës tregon se numri i kërkesave të të papunëve ka rënë me 29,000 në gjithsej 469,000.

Kjo mund të jetë një dëshmi se tregu i punës po përmirësohet. Shifrat tjera tregojnë se produktiviteti i punëtorëve është rritur me 6,9 përqind në orë në tre mujorin e fundit të vitit 2009.

Rritja e produktivitetit është lajm i mirë, por në këtë rast kjo rritje vjen pas një periudhe të gjatë shkurtimesh dhe përpjekjeve të punëdhënesve për të realizuar punën me personelin e mbetur.

XS
SM
MD
LG