Lidhje

Greqi, greva shkakton bllokime të trafikut dhe të transportit


Një grevë e punonjësve grekë ka ndërprerë transportin ajror dhe hekurudhor të vendit dhe ka shkaktuar bllokim të trafikut në gjithë Athinën.

Mësuesit e shkollave publike dhe punonjësit e spitaleve po marrin gjithashtu pjesë në grevën e sotme, e cila është ndërmarrë në shenjë proteste ndaj masave të qeverisë për të luftuar krizën.

Greva bëhet ndërsa parlamenti pritet të votojë për një paketë 6 miliardë dollarëshe me masa shtrënguese për të zbutur një krizë borxhi që ka tronditur Bashkimin Evropian dhe ka dobësuar Euron.

Kryeministri Jorgo Papandreu ka thënë se vendi do të rrezikonte katastrofën, nëse nuk merr masa të rrepta për të ulur shpenzimet. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se shkurtimet do të ndihmojnë për stabilizimin e Euros.

XS
SM
MD
LG