Lidhje

Trazira në Banja Llukë - 2001-05-07


Në Banja Llukë, qindra serbë të Bosnjes protestuan në një ceremoni për rindërtimin e një xhamie të shkatërruar gjatë luftës. Zyrtarët myslimanë dhe ata ndërkombëtarë u strehuan në një qendër të komunitetit islamik në pritje për tu evakuuar. Protestuesit serbë hipën në çatinë e qendrës dhe dogjën flamurin e saj, pastaj ngritën flamurin e serbëve të Bosnjes.

Protestuesit qëlluan me gurë makinën e Ministrit të Jashtëm, Zllatko Lagumdzija si dhe disa utobusë me vizitorë myslimanë. Qeveria i kishte parashikuar protestat dhe kishte dërguar forca të policisë në vendin e ngjarjes, por sipas njoftimeve, protestuesit mundën ti çajnë barrikadat e policisë. Ceremonia ishte organizuar me rastin e fillimit të rindërtimit të xhamisë Fahradija të shekullit të 16-të që u shkatërrua në vitin 1993, gjatë luftës së Bosnjes.

XS
SM
MD
LG