Lidhje

Zhvillimet e fundit në Maqedoni - 2001-05-14


Në Maqedoni, forcat qeveritare përdoren tanke dhe helikopterë në luftimet me grupet e armatosura shqiptare. Zyrtarët maqedonas thonë se luftimet u përqendruan në disa fshatra, përfshirë Sllupçanin, Vaksincën dhe Orizaren. Ata thonë se qindra civilë kanë mbetur të bllokuar në një numër fshatrash.

Ndërkohë, në Jugosllavi, kreu i forcave të Natos në Kosovë dhe komandanti i guerriljeve shqiptare në Luginën e Preshevës, Shefqet Musliu, nënshkruan sot një marrëveshje që parashikon shpërndarjen e Ushtrisë për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Sipas marrëveshjes, kjo ushtri duhet të çmilitarizohet deri në fund të muajit. Dje, zyrtarët serbë dhe komandanti i forcave të Natos në Kosovë nënshkruan një marrëveshje ku përcaktoheshin hollësitë e kthimit të forcave jugosllave në sektorin e fundit të zonës së sigurisë që ndan Kosovën nga Serbia. Kthimi i këtyre forcave pritet të bëhet të enjten. Qëllimi i këtij hapi është të detyrohen guerriljet shqiptare që veprojnë në kërë zonë të dorëzohen. Natoja u ka ofruar amnisti guerriljeve që dorëzojnë armët para kthimit të forcave jugosllave. E shqetësuar nga trazirat e mundëshme, Natoja bëri të ditur dislokimin e forcave shtesë në rajon.

XS
SM
MD
LG