Lidhje

Përpjekje për grusht shteti në Burund - 2001-07-23


Zyrtarët nga Burundi thonë se mundën të pengojnë përpjekjen për grusht shteti të një grupi oficerësh të rinj, të cilët janë kundër procesit të paqes në këtë vend afrikan. Ministri i Mbrojtjes i Burundit tha sot në një intrevistë për radion shtetërore se forcat besnike të qeverisë po rivendosin rregullin. Ai tha se të paktën dy ushtarë u vranë dhe se kryengritësit kishin rrëmbyer gjithashtu një ndihmës të afërt të presidentit Pierre Buyoya. Banorët thanë se sot dëgjoheshin të shtëna sporadike në disa pjesë të kryeqytetit Bujumbura. Këto veprime të dhunshme ndodhen ndërsa udhëheqësit e vendeve afrikane po përgatiten të takohen në Arusha të Tanzanisë, për të përpunuar hollësitë përfundimtare për një marrëveshje lidhur me ndarjen e pushtetit, që synon t’i japë fund luftës së gjatë civile në Burundi.

XS
SM
MD
LG