Lidhje

Izraeli godet postat e sigurimit palestinez - 2001-07-27


Tanket izraelite goditën postat palestineze të sigurimit në afërsi të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor, disa orë pasi një i ri palestinez u vra në afërsi të një vendbanimi hebre në të njëjtin qytet. Tanket izraelite sulmuan 3 baza të Forcës 17, që është garda elite e mbrojtjes së udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat. Nuk është njoftuar për viktima. Zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se sulmi u krye në përgjigje të vrasjes së një djali 17 vjeçar nga ekstremistë palestiniezë, që po qëllonin në drejtim të automjeteve izraelite në një rrugë në afërsi të një vendbanimi. Ky incident vdekjeprurës ishte mes disa përleshjeve që u zhvilluan dje midis izraelitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG