Lidhje

Delegacioni amerikan në Islamabad - 2001-09-25


Një delegacion ushtarak i Shteteve të Bashkuara ndodhet në Islamabad për bisedime me zyrtarë pakistanezë rreth bashkëpunimit gjatë sulmeve të mundshme amerikane kundër Osama bin Ladenit.

Sauditi bin Laden është personi kryesor i dyshuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë amerikanë dhe pakistanezë kanë folur pak për bisedimet, qëkurse ato filluan dje. Ndërkohë një delegcion i Bashkimit Evropian duhet të mbërrijë sot në Pakistan për t’u takuar me udhëheqës të këtij vendi.

Para nisjes së delegacionit, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Chris Patten, vlerësoi lart atë që ai e cilësoi si vendim të guximshëm të Pakistanit, për t’u bashkuar me komunitetin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se koalicioni kundër terrorizmit, nuk është në luftë me fenë islame.

XS
SM
MD
LG