Lidhje

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë - 2001-10-05


Gazeta Washington Post shkruan në numrin e saj të sotëm se zyrtarë të shërbimeve amerikane të zbulimit kanë paralajmëruar një grup ligjvënësish të Kongresit se terroristë që kanë lidhje me Osama bin Ladenin mund të përpiqen të organizojnë një tjetër sulm të rëndë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Në artikull theksohet se zyrtarë të CIA-s dhe FBI-së u thanë të martën ligjvënësve gjatë një seance me dyer të mbyllura se ka shumë të ngjarë që të organizohen sulme të tilla, veçanërisht nëse Shtetet e Bashkuara godasin Afganistanin, ku mendohet se fshihet terroristi Osama bin Laden. Gazeta shkruan se zyrtarët e zbulimit mendojnë se sulmet mund të drejtohen ndaj objekteve të caktuara amerikane në territorin e Shteteve të Bashkuara ose në vende të tjera. Këto shqetësime, siç shpjegon artikulli, bazohen në të dhëna nga Anglia, Gjermania, Afganistani dhe Pakistani.

XS
SM
MD
LG