Lidhje

Presidenti Bush lidhur me sulmin - 2001-10-07


Presidenti Bush deklaroi se kërkesat e Shteteve të Bashkuara nuk u përmbushën. "Me urdhërim tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka goditur kampet e Al-Qaidas për stërvitjen e terroristëve, si dhe instalimet ushtarake të regjimit Taleban në Afganistan." Presidenti Bush tha se Britania e Madhe po merr pjesë sëbashku me forcat amerikane në fazën e parë të sulmeve. Presidenti tha se edhe vende të tjera do të japin kontributin e tyre në ditët e ardhshme në mënyra të ndryshme. "Ne mbështetemi nga vullneti kolektiv i botës," tha ai.

Në një fjalim të shkurtër drejtuar vendit, Presidenti Bush i bëri thirrje popullit amerikan të tregohet i duruar dhe theksoi se në këtë luftë sakrificat janë të domosdoshme. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ngurojnë dhe nuk do të dështojnë.

XS
SM
MD
LG