Lidhje

Pentagoni pohon goditjen e magazinave - 2001-10-17


Pentagoni pranoi se bombat amerikane goditën dje aksidentalisht një ose më shumë magazina të Kryqit të Kuq në Kabul.

Në një deklaratë të Pentagonit thuhej se një aeroplan amerikan hodhi bomba 450 kilogramëshe në disa ndërtesa me furnizime humanitare. Sot në mëngjes, tre shpërthime të mëdha tronditën Kabulin ndërkohë që forcat amerikane filluan një ditë tjetër bombardimesh kundër Talebanit dhe objekteve që dyshohen si terroriste.

Sipas citimeve të rrjetit CNN, disa burime brenda Afganistanit thonë se bombardimet 10 ditëshe kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Kabul dhe kandahar, kur talebani ka bazën e tij.

Ndërkohë, Australia njoftoi se do të dislokojë një personel ushtarak prej më shumë se 15 mijë vetash për t’u bashkuar me fushatën e Shteteve të Bashkuara kundër Afganistanit.

XS
SM
MD
LG