Lidhje

Dy shtete të tjera amerikane preken nga antraksi - 2001-11-01


Zyrtarët thonë se gjurmë antraksi janë gjetur edhe në zyrat postare në dy shtete mesperëndimore amerikane, ndërkohë që hetimet për të gjetur personat përgjegjës për sulmet bioterroriste nuk kanë shënuar ndonjë përparim. Rastet më të fundit të prekjes apo ekspozimit ndaj antraksit u konstatuan në Kansas të Mizurit dhe në shtetin Indiana.

Të dy zyrat e postës kishin kontakte me korresondencën apo pajisjet nga zyra e postës Brentwood të Washingtonit, ku dy punonjës vdiqën nga infeksioni me antraks i rrugëve të frymëmarrjes. Dje, prokurori i përgjithshëm, John Ashcroft tha se nuk kishte se çfarë të njoftonte mbi përparimin e bërë në përpjekjet për të gjetur autorët e sulmeve.

XS
SM
MD
LG