Lidhje

Kalifornia shton masat e sigurimit - 2001-11-02


Autoritetet në Kaliforni kanë shtuar masat e sigurimit në 4 ura me trafik të dendur, pas një njoftimi për sulme të mundshme terroriste kundër urave të varura në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Forcat e rendit janë në gjendje gadishmërie në urën e Portës së Artë dhe urën e Gjirit në san Francisco, në urën Vincent Thomas në Los Angeles dhe në Urën Coronado në San Diego. Guvernatori i Kalifornisë, Gray David, tha dje se kishte marë informacion, siç u shpreh ai, rreth një kërcënimi të besueshëm se një urë mund të jetë në shënjestër të terroristëve gjatë orëve me trafik të dendur, duke filluar nga sot deri të mërkurën e ardhshme. Guvernatori Davis tha se urat do të qëndrojnë të hapura për trafikun. Buroja Federale e hetimeve, FBI-ja, njoftoi se ka marë informacion se 6 incidente ishin planifikuar nga grupe deri tani të paspecifikura për të sulmuar ura në 8 shtete perëndimore të Amerikës. FBI-ja njoftoi gjithashtu se po përpiqet të vërtetojë këtë informacion.

XS
SM
MD
LG