Lidhje

Kalendari Historik 11 nëntor - 2001-11-11


Më 11 nëntor të vitit 1920, refugjatë fetarë, të quajtur pelegrinë, firmosën një marrëveshje politike, të quajtur Marrëveshja Mayflower. Ky dokument ndihmoi në përforcimin e idesë se qytetarët e një shoqërie mund të binin dakord lirisht për t’u vetëqeverisur, duke krijuar ligje për të mirën e përbashkët. Pelegrinët ishin larguar nga Anglia në kërkim të lirisë fetare dhe ekonomike në Amerikë. Marrëveshja u firmos nga thuajse të gjithë burrat në anijen Mayflower. Grave nuk u kërkohej ta firmosnin Marrëveshjen Mayflower, sepse ato nuk kishin të drejta politike. Marrëveshja shënoi krijimin e qeverisë së parë në pjesën lindore të Amerikës, New England, me miratimin e popullit. Marrëveshja Mayflower e firmosur më 11 nëntor në një anije të ankoruar në një port të shkretë, ndihmoi në hedhjen e bazave për vetëqeverisjen dhe shtetin juridik në vendin e ri ku ata do të jetonin. Marrëveshja gjithashtu përmbën në vetvete një pjesë të filozofisë bazë që qeveris sot teorinë politike amerikane, se qeveria është rezultat i një kontrate shoqërore midis individëve për përfitimet e tyre të përbashkëta.

Më 11 nëntor të vitit 1925, trombisti Luis Armstrong dhe një grup muzikor, i quajtur The Hot Five- në shqip -Pesë të zjarrtët,- bënë regjistrimet e tyre të para në studio. Regjistrimi e transformoi Luis Armstrongun dhe grupin e tij muzikor nga një legjendë muzikore të New Orleansit dhe Çikagos, në një figurë kryesore të muzikës amerikane të xhazit, që në atë kohë ishte në hapat e saj të parë. Më pas Louis Armstrong do të kujtonte se sesioni i parë i regjistrimeve s’ishte veçse një punë e re për të dhe grupin e tij muzikor. Kritiku i muzikës jazz John Chelton shpjegon se gjatë atij sesioni Louis Armstrong nuk kishte aspak në mendje brezat që do të vinin dhe që do të shijonin muzikën e tij. Artisti nuk e dinte në atë kohë, se improvizimet e tij, sipas kritikut Chelton, “do të ndihmonin në përhapjen e muzikës kishtare xhaz të New Orlenasit në mbarë botën”.

XS
SM
MD
LG