Lidhje

Talebanët po tërhiqen - 2001-11-14


Në Afganistan, Talebanët brutalë po tërhiqen. Mbas një periudhe më shumë se pesë vjecare përpjekjesh për t’i imponuar versionin e tyre ekstremist të Islamizmit banorëve afganë, qeveria talebane e ka braktisur kryeqytetin Kabul. Terheqja e papritur ndodhi disa ditë mbasi opozita Aleanca Veriore pushtoi Mazar-i-Sharifin dhe qytete të tjera në Afganistanin perëndimor dhe verior

Forcat anti-talebane u ndihmuan edhe nga goditjet ajrore amerikane dhe britanike. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po lufton në Afganistan për arsye të bashkëpunimit të qeverisë talebane me Osama bin Laden dhe rrjetin e tij terrorist, Al-Qaida. Ata janë përgjegjës për aktet terroriste të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe Pentagonit, akte që morën jetën e mijëra amerikaneve dhe shtetasve nga vende të tjera.

Sic tha edhe presidenti Bush në Asamblene e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 10 Nëntor “çdo regjim që mbështet terrorizmin, duhet ndëshkuar.” Qeveria talebane po e kupton tani se nuk ka asnjë dallim midis regjimit të tyre dhe terroristëve që e mbështesin atë. Së bashku ata shkaktojnë terror jashte vendit dhe sundojnë duke ushtruar terror ndaj banorëve afganë. Presidenti Bush tha se “Ditëve kur qeveria talebane strehonte terroristët, tregëtonte heroinë dhe trajtonte në mënyrë brutale gratë po u vjen fundi. Dhe kur ky regjim të jetë larguar, banorët e Afganistanit së bashku me pjesën tjetër të botës do të thonë se kjo ishte “një shfarosje me vend”.

Presidenti Bush premtoi se Amerika do t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar në rindërtimin e shtetit afgan. Për vite me rradhë, Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr botën në dërgimin e ushqimeve dhe ilaçeve për banorët afganë, të cilët po vuanin efektet e luftës civile dhe të thatësirës. Gjatë muajit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Afganistan më shumë se 1 milionë paketa ushqimesh nga ajri. Gjatë ditëve të fundit, avionet e Shteteve të Bashkuara dërguan 20 mijë batanije dhe më shumë se 200 tonë rezerva ushqimesh në vend. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u sigurojnë banorëve afganë ushqime dhe ndihma të tjera, ndërkohë qe qeveria talebane u përpoq t’i vidhte ato.

Megjithatë duhet më shumë ndihmë. Siç tha edhe Presidenti Bush “Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Kombet e Bashkuara dhe bankat për zhvillim që Afganistani të rindërtohet. Dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Kombet e Bashkuara për të mbështetur qeverinë e re që do të pasojë rënien e qeverisë aktuale talebane, një qeveri që përfaqëson të gjithë banorët afganë.

XS
SM
MD
LG