Lidhje

Incident në prag të zgjedhjeve në Kosovë - 2001-11-15


Një tubim politik në prag të zgjedhjeve të 17 nëntorit, u ndërpre nga një shpërthim që dëmtoi dy makina, por nuk shaktoi viktima. Ende nuk dihet se kush mbanë përgjegjësinë për këtë incident. Shpërthimi ndodhi dje pranë selisë së bashkisë së qytetit Zveçan, gjatë një tubimi politik serb, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Koalicioni Për Kthim, është i vetmi grup serb që do të marrë pjesë në zgjedhjet e ditës së shtunë. Qeveria jugosllave u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në votim, por shumë serbë kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, duke thënë se ato do të çojnë në rritjen e mëtejshme të pushtetit të shumicës shqiptare. Shqiptarët e Kosovës kërkojnë t’i shkëpusin lidhjet me qeverinë e Beogradit, kurse serbët kërkojnë që Kosova të qendrojë nën juridiksioni e Beogradit.

XS
SM
MD
LG