Lidhje

Powell në Azi - 2001-12-07


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell u largua nga Brukseli për në Uzbekistan për bisedime me zyrtarë te lartë uzbekë mbi situatën në Afganistan.

Uzbekistani është ndalesa e parë në tre të tilla në Azinë Qëndrore për sekretarin Powell para se ai të shkojë në Moskë të djelën. Ai do të zhvillojë bisedime edhe në Kazakhstan dhe Kirgistan.

Gjatë takimeve me presidentin uzbek Islam Karinov dhe ministrin e jashtëm Abdulaziz Kamilov nesër, zoti Powell pritet të diskutojë prezencën e të paktën 1 mijp e 500 trupave amerikane në Uzbekistan dhe statusin e urës mbi lumin Amu Darya që lidh Uzbekistanin dhe Afganistanin.

Zyrtarët e ndihmave humanitare po ushtrojnë trysni për rihapjen e urës së Termezit në mënyrë që të shpejtohet shpërndarja e ndihmave në veri të Afganistanit. Megjithatë zyrtarët uzbekë thanë se situata e sigurimit duhet të përmirësohet para se të rihapet ura.

Para se të largohej nga Brukseli ku ai mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Natos, sekretari Powell tha se aleatët e Natos po punojnë për një plan për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Afganistan brenda pak javësh.

Zoti Powell tha se shumë vende ka ofruar vullnetarisht trupa për këtë forcë por nuk është vendosur ende se cili vend do të marrë pjesë apo se cili do ta udhëheqë këtë forcë. Ai tha se misioni paqeruajtës në Afganistan është më urgjent tani që talebanët kanë filluar të dorëzohen nga Kandahari, baza e tyre e fundit.

XS
SM
MD
LG