Lidhje

Përsëri antraks? - 2001-12-18


Në Departamentin amerikan të Shtetit u hap një letër që përmbante një pluhur të bardhë të dyshimtë, duke ngjallur shqetësime të reja për një sulm tjetër me antraks.

Letra i adresohej nënsekretarit të shtetit Richard Armitage dhe u hap dje nga njëri prej ndihmësve të tij. Megjithatë, një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se letra kishte arritur aty përmes sistemit postar, pra ajo duhet t’i jetë nënshtruar rrezatimit dhe nuk përbën kërcënim për shëndetin.

Letra mbante vulën e Teksasit. Pjesa më e madhe e postës në Shtetet e Bashkuara si dhe të gjitha dërgesat postare që hyjnë në ndërtesat e qeverisë federale kalojnë nëpër një proces rrezatimi.

Dje, Shtëpia e Bardhë tha se sipas ekspertëve, antraksi i përdorur në sulmet e fundit terroriste me postë e ka origjinën nga brenda Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG