Lidhje

Al-Qaida dhe SHBA - 2001-12-30


Gazeta Washington Post shkruan në numrin e saj të sotëm se hetimet që po zhvillohen mbi rrjetin terrorist al-Qaida lënë të kuptohet se ky grup mund të ketë një prani më të madhe në Shtetet e Bashkuara se sa mendohej më parë.

Artikulli thekson se Byroja Federale e Hetimeve po zhvillon më shumë se 150 procese hetimore mbi individë dhe grupe që kanë lidhje të mundshme me al-Qaidën. Gazeta shkruan se agjentët e FBI-së kanë identifikuar 4-5 celula aktive që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Disa ekspertë të anti-terrorizmit thonë se numri i madh i proceseve hetimore lë të kuptosh se prania e al-Qaidës është shumë më e madhe se ç’dihej më parë.

XS
SM
MD
LG