Lidhje

Rrëzohet avioni K-130 në Pakistan - 2002-01-10


Pentagoni konfirmoi se të 7 marinsat amerikanë në bordin e një aeroplani ushtarak amerikan, i cili u rrëzua dje në Pakistan, humbën jetën. Zyrtarë amerikanë të departamentit të mbrojtjes thanë se avioni i tipit KC-130, që përdoret për furnizimin me karburant të aeroplanëve dhe për transportin e pajisjeve, u rrëzua në një zonë malore të Pakistanit dhe nuk ka shenja se aeroplani ishte goditur nga zjarri i armikut. Një zëdhënësit i korpusit të marinsave tha se avioni u përplas në krahinën jogure Baluçistan të Pakistanit, afër kufirit afgan, ndërkohë që po përgatitej të ulej në një aerodrom pas rënies së natës. Për këtë incident kanë filluar hetimet. Presidenti Bush tha se marinsat po luftonin për kauzën e drejtë e fisnike të lirisë.

XS
SM
MD
LG