Lidhje

Solana përshëndet miratimin e ligjit të vetqeverisjes (25 janar) - 2002-01-25


Komisioneri i lartë evropian për politikën e jashtme dhe të sigurisë Havier Solana vlerësoi sot në Shkup miratimin e ligjit për vetëqeverisje vendore nga parlamenti i Maqedonisë duke thënë se është bërë një një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të situatës së përgjithshme në këtë vend.

Zoti Solana u cili zhvilloi bisedime me presidentin Trajkovski, kryeministrin Georgievski dhe udhëheqës të partive politike, tha se shpreson se me të njëjtën dinamikë do të miratohen edhe ligjet e tjera që pasojnë marrëvshjen e Ohrit. Komisioneri i lartë evropian theksoi se shpreson se procesi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit do të përfundojë para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend. Ai konfirmoi se në bisedimet e mbrëmshme në Shkup është rënë dakord që të fillojnë menjëherë përgatitjet për konferencën e vendeve dhuruese për Maqedonisë. Zoti Solana tha se procesi në Maqedoni zhvillohet në drejtimin e duhur, por duhet të përfundojë dhe për këtë është i nevojshëm vullneti i mirë i të gjitha subjekteve të përfshira në të.

Komisioneri i lartë evropian theksoi sot në Shkup se me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, do të krijohen parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe vlerësoi në vecanti rolin e presidentit Trajkovski në gjithë këto procese.

Zoti Solana i konsideroi shumë të rëndësishme takimet me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë, me të cilët ka biseduar vecanërisht lidhur me mundësinë e përfundimit të procesit të kthimit të policisë në zonat e krizës. Zoti Solana theksoi se në këtë moment "është më se e nevojshme që të shmangen çfarëdo provokimesh, që mund të minojnë zhvillimin e papenguar të procesit të stabilizimit të situatës në vend. Burime nga zyra e BE-së në Shkup theksuan se është biseduar vecanërisht lidhur me rolin e forcave speciale maqedonase të krijuara nga fundi i krizës, të quajtura Luanët, për të cilat zoti Solana ka kërkuar që të kthehen në gazerma. Luanët janë forca rezerviste për të cilat ka pasur shumë debate në Maqedoni vecanërisht për mënyrën e krijimit të kësaj force dhe rolin e saj në krizën në vend.

Komisioneri i lartë evropian ka konfirmuar se është biseduar me presidentin dhe kryeministrin edhe për mundësinë e miratimit të një ligji për aministi për ish-luftëtarët shqiptarë. Burimet shqiptare kanë thënë se ka mundësi që vetë kryeministri Georgievski të propozojë një ligj për aministi por pasi policia të ketë marrë nën kontroll të gjitha zonat që më parë kontrolloheshin nga ish-luftëtarët shqiptarë.

XS
SM
MD
LG