Lidhje

FBI-ja paralajmëron (12 shkurt) - 2002-02-12


Byroja Federale e Hetimeve u ka kërkuar policisë dhe publikut që të ruhen nga një jemenas, i cili është ndoshta duke planifikuar një sulm terrorist kundër Shteteve të Bashkuara.

Personi në fjalë quhet Fawaz Yahya al-Rabeei, është në të njëzetat dhe ka mjekër e flotë zeza. Sipas FBI-së, sulmi mund të kryhet qysh sot. Byroja Federale e Hetimeve nuk përmend ndonjë objekt të caktuar që mund të sulmohet, por thotë se ai mund të jetë brenda Shteteve të Bashkuara ose në Jemen.

Masat e sigurimit në ambasadën amerikane në Jemen janë forcuar, por shërbimi konsullor vazhdon si zakonisht. Fotografitë e zotit al-Rabeei dhe të 12 personave të tjerë të dyshuar janë vendosur në faqen e internetit të FBI-së. Në paralajmërimin e saj, Byroja Federale e Hetimeve thotë se të gjithë këta persona duhen konsideruar jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ky është paralajmërimi më konkret që bën FBI-ja që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG