Lidhje

Festohet Kurban Bajrami (22 shkurt) - 2002-02-22


Rreth dy milionë besimtarë muslimanë në Arabinë Saudite po kryejnë ritualin e gjuajtjes me gurë të djallit, ndërsa muslimanët në të gjithë botën festojnë sot festën kryesore të fesë së tyre, Ditën e Shënuar të Kurban Bajramit. Hedhja e gurëve në drejtim të tre shtyllave që simbolizojnë Satanin, është pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm të muslimanëve për në qytetin e shenjtë të Mekës. Rituali i hedhjes së gurëve, gjatë viteve të mëparshme është shoqëruar me aksidente, por këtë vit ai po zhvillohet normalisht. Autoritetet saudite kanë vendosur masa të reja sigurie, për të kontrolluar vërshimin e turmave të mëdha.

XS
SM
MD
LG