Lidhje

Forcat izraelite tërhiqen vetëm nga një kamp refugjatësh (2 mars) - 2002-03-02


Forcat izraelite u tërhoqën nga një kamp refugjatësh palestinezë në Bregun Perëndimor, por vazhdojnë të qendrojnë në një tjetër që ata kanë pushtuar që të enjtën në mëngjes. Zyrtarët izraelitë nuk po bëjnë komente lidhur me arësyet e tërheqjes. Trupat u tërhoqën vetëm disa orë pasi Autoriteti Palestinez tha se nuk do të zhvilloheshin bisedime të tjera deri në terheqjen e Izraelit nga të dy kampet e refugjatëve.

Forcat izraelite u larguan nga kampi i refugjatëve në periferi të Xheninit, por vazhdojnë të jenë të stacionuara në afërsi të tij.

Në një deklaratë të saj, ushtria shkruan se ka përfunduar fazën e parë të operacionit të saj për ndjekjen dhe asgjësimin e militantëve dhe të armëve në kampin Xhenin.

Ushtarët po vazhdojnë të veprojnë në brendësi të kampit Balata, në hyrje të qytetit Nablus të Bregut Perëndiomor.

Izraeli tha se sulmet në brendësi të këtyre kampeve i kishte realizuar, sepse këto të fundit ishin bërë bastione të militantëve përgjegjës për sulmet kundër izraelitëve.

Ushtria thotë se në kampin e Balatës ushtarët kishin gjetur pajisje për prodhimin e bombave dhe një fabrikë për prodhimin e raketave Qassam, një lloj rakete artizanale relativisht primitive.

Zyrtarët palestinezë thonë se janë pezulluar të gjitha takimet mbi sigurimin me Izraelin për shkak të sulmeve të ushtrisë.

Në Rripin e Gazës, trupat izrelite qëlluan për vdekje një palestinez. Ai është identifikuar si pjesëtar i grupit ekstremist Hamas dhe është vrarë ndërkohë që po përpiqej të vendoste një bombë.

Edhe në Gaza, një vajzë palestineze vdiq nga plagët e marra muajin e kaluar gjatë një sulmi të helikopterëve luftarakë të Izraelit.

XS
SM
MD
LG