Lidhje

Indi: vazhdon dhuna sektare (4 mars) - 2002-03-02


Përleshjet sporadike midis hinduve dhe myslimanëve vazhdojnë në disa pjesë urbane të shtetit Guxhrat në Indi perëndimore, shtet ky i tronditur nga dhuna më e rëndë sektare në vend për një dekadë.

Policia vrau sot dy hindu ndërsa po përpiqej të shpërndante një grumbull të zemëruar fshatarësh, që po përpiqej ti vinte zjarrin shtëpive të fqinjve myslimanë. Autoritetet indiane thanë se numri i të vdekurve në Guxhrat e ka kaluar 550 persona.

Këtu përfshihen 58 viktimat e përleshjes së parë të mërkurën e kaluar kur ekstremistë myslimanë i vunë zjarrin një treni që transportonte pelegrinë hindu. Trupa janë dislokuar në shumicën e qyteteve dhe fshatrave dhe rajoni tani është përgjithësisht i qetë përveç përleshjeve sporadike në zonat ku nuk ka patrulla ushtarake.

XS
SM
MD
LG