Lidhje

Laborator armësh biologjike në Afganistan - 2002-03-23


Burime të qeverisë britanike thonë se trupat amerikane kanë gjetur në Afganistanin lindor një laborator armësh biologjike të grupit al-Qaida. Burime të paidentifikuara, citohen në njoftimet e mjeteve të informimit të kenë thënë se trupat e zbuluan laboratorin në fillim të këtij muaji, gjatë Operacionit Anakonda kundër luftëtarëve talebanë e të al-Qaidës.

Zyrtarët amerikanë i mohojnë këto njoftime. Por sipas burimeve britanike, ishte zbulimi i laboratorit që përshpejtoi vendimin britanik të kësaj jave për të dërguar në Afganistan 1 mijë e 700 trupa, që do të ndihmojnë për të vazhduar pandërprerë ndjekjen e luftëtarëve të al-Qaidës.

XS
SM
MD
LG