Lidhje

Kosovë: përkujtohet 3-vjetori i fillimit të bombardimeve të  NATO-s - 2002-03-24


Në Kosovë u përkujtua sot 3-vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër objektivave serbe. Me këtë rast, komandanti i forcave paqeruajtëse, gjenerali Marsel Valentin, deklaroi se fushata kishte për qëllim t’i ndalonte krimet kundër popullatës civile dhe sundimin e një grupi të vetëm etnik në Kosovë. Ndërsa për presidentin Ibrahim Rugova dita e parë e bombardimeve të NATO-s ishte dita e parë e lirisë së Kosovës. Po sot u përkujtuan edhe viktimat e para shqiptare të forcave serbe natën e fillimit të bombardimeve.

XS
SM
MD
LG