Lidhje

Rumsfeld: ushtri për Afganistanin - 2002-03-28


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë të ndihmojnë për financimin e një ushtrie të efektshme kombëtare për Afganistanin.

Sekretari Rumsfeld tha se vendet e tjera duhet të japin fonde për stërvitjen e një ushtrie afgane që do të garantonte qendrueshmërinë. Ndërkohë, gazetat e Pakistanit njoftojnë se forcat amerikane iu bashkuan atyre pakistaneze në një seri operacionesh kundër vendstrehimeve të fshehta terroriste të Al-Qaidës në provincën lindore të Punxhabit.

Sipas njoftimeve, dy persona u vranë, tre të tjerë u plagosën dhe rreth 40 të tjerë, kryesisht arabë dhe të huaj të tjerë, u ndaluan gjatë këtyre bastisjeve që filluan të mërkurën mbrëma në një numër qytetesh.

XS
SM
MD
LG