Lidhje

Gjykata pakistaneze vendos - 2002-03-29


Një gjykatë pakistaneze caktoi 5 prillin si datë për gjykimin e ekstremistit islamik të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl. Gjykata e antiterrorizmit në Karaçi e mori vendimin sot në një seancë të shkurtër paraprake.

Katër persona, përfshirë të akuzuarin si organizatori kryesor i rrëmbimit të zotit Pearl, Ahmed Omar Sheikh, ndodhen në qeli. 7 persona të tjerë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë ende nuk janë kapur. Kryeprokurori i çështjes u tha gazetarëve se për motive sigurimi qeveria ka vendosur që gjyqi të zhvillohet në ambjentet e brendshme të një burgu. Uashingtoni ka kërkuar që Sheikh Omar, ekstremist islamik i lindur në Britani, të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG