Lidhje

Limprecht: luftë kundër trafikut njerëzor - 2002-04-11


Ambasadori amerikan në Tiranë Joseph Limprecht deklaroi sot se SHBA dëshirojnë që në raportin e Departamentit të Shtetit për trafiqet Shqipëria të dilte nga grupi i tretë dhe në fund të dilte tërësisht nga lista e vendeve që kritikohen se nuk merren sa duhet me trafikun e njerëzve.

Këtë deklaratë zoti Limprecht e bëri në përfundim të takimit të parë me prokurorin e ri të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ambasadori Limprecht u shpreh se shpreson që Shqipëria duke punuar më SHBA, Këshillin e Europës dhe OSBE-në të jetë në gjendje të ecë përpara në disa fusha, vecanërisht në atë të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Ambasadori Limprecht njoftoi se shumë shpejt pranë zyrës së prokurorëve shqiptarë do të vijë një këshilltar ligjor rajonal.

XS
SM
MD
LG