Lidhje

Filmi i ri Spiderman - 2002-04-22


Filmi i shumë pritur i kompanisë Columbia Spiderman bazuar në librin komic me të njëjtin titull pritet të jetë filmi më i suksesshëm këtë verë. Aktori i ri Toby Maguire, i njohur në filmat Wonder Boys, The Cider House Rules dhe The Ice Storm ka rolin kryesor në filmin me regji të Sam Raimit. Studenti fjalëpak Peter Parker i luajtur nga Maguire transformohet në një superhero kur një merimangë gjenetitiksht e alternuar i jep atij fuqi dhe aftësinë për tu kacavjerrë kudo. Admiruesit e personazhit Parker dinë se ai mbetet jetim në moshë të vogël dhe jeton me xhaxhanë e tij. Peter ndjek më pas studimet dhe punon si fotograf për gazetën e shkollës i afeksionuar pas simpatikes Mary Jane Watson që në film luhet nga Kirsten Dunst. Dhe sigurisht në film nuk trajtohet vetëm dashuria e tij për Watson. Sapo zbulon superfuqinë e tij njeriut merimangë i duhet të luftojë krimin dhe kundërshtarin e tij Green Goblin që luhet nga aktori veteran Willem Dafoe. Columbia Pictures pret që filmi të jetë nga më të suksesshmin këtë verë në kinematë amerikane. Megjithatë mbetet për tu parë në se heroi super i fuqishëm do të tërheqë aq shumë audiencë sa ta kthej filmin në seriale si përshembull Batman. Ky i fundit humbi pikë kur George Clooney zëvendësoi Christopher Reeve në rolin e Supermanit. Me efektet impresive dhe karakterin e rolit kryesor Spider-Man mund të ketë atë që duhet për tu bërë një serial i suksesshëm për Columbian.

Hugh Grant luan rolin e një babai ngurues (jo të gatshëm) në filmin e adoptuar nga novela më e shitur e Nick Hornby, About a Boy. Personazhi i Grant është një 30 vjeçar i tmerruar nga vendimi për tu martuar. Në kërkim të marrëdhënieve pa të ardhme, Will që luhet nga Grant krijon një djalë imagjinar si pretekst për të shkuar në takimet e prindërve të ndarë gjuan nëna të ndara për të siguruar marrëdhënie që nuk do të kenë të ardhme. Një 12 vjeçar me emrin Marcus, i luajtur nga Nicholas Hoult ka nevojë për një baba dhe një burrë që do ta ndihmonte nënën e tij me hallet e jetës. Megjithë përpjekjet e tij për ti rezistuar përkujdesjes së Marcus, Will e gjen veten të ketë edhe ai nevojë për ndihmën e djalit. Për aktorin e ri Hoult ky është roli i parë që i besohet nga Universal Australianjia Toni Collette, luan në film rolin e nënës së depresuar të Willit e cila tenton të vrasë veten. Regjizor dhe skenarist të filmit janë vëllezërit Paul dhe Chris Weitz të njohur me filmin humoristik American Pie. About A Boy do të fillojë të shfaqet së shpejti edhe në Shtetet e Bashkuara.

Nga muzika, ish anëtari i Beatle Paul McVrtney ka filluar turneun e tij të parë në nëntë vjet të titulluar Driving USA. Përveç materialeve të reja McCartney zgjodhi për këtë turneu këngë nga të gjitha periudhat e karierës së tij.

Turneu e çon këngëtarin e madh në 14 shtete amerikane. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të reklamuar albumin e tij të ri Driving Rain i cili pritet të dalë së shpejti në treg. 60 vjeçari duket i vendosur për të vazhduar karierën e tij. Admiruesit e muzikës vazhdojnë ta ndjekin atë dhe kjo duket qartë në biletat e shitura brenda 30 minutash. McCartney do të ndalojë javës tjetër dy ditë këtu në Washington dhe më pas në New York. Turneu përfundon më datën 18 maj.

Pas turneut Driving USA McCartney do të vazhdojë me një turne tjetër në Evropë të paktën në pesë shtete. Skedula e turneut evropian pritet të dalë në javët në vazhdim.

XS
SM
MD
LG