Lidhje

Steiner parashtron objektivat - 2002-04-25


Administratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Michael Steiner parashtroi një seri objektivash që duhen arritur para se zyrtarët ndërkombëtarë të fillojnë të shqyrtojnë statusin përfundimtar të Kosovës. Zoti Steiner i tha mbrëmë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se zyrtarët ndërkombëtarë duhet të hedhin bazat për një transferim të plotë të kompetencave drejt qeverisë së re të Kosovës në të ardhmen. Ai theksoi nevojën për ndërtimin gradual të institucioneve qeveritare, të ekonomisë së tregut dhe të një shoqërie shumë-etnike e cila do t’i inkurajonte serbët të qendronin në Kosovë si dhe do t’i hapte rrugën kthimit të mijra refugjatëve serbë.

Administratori Steiner e quajti Kosovën çelësin e stabilitetit në Ballkan dhe paralajmëroi se një tërheqje e parakohshme e Natos ose e mbështetjes ekonomike do të minonte atë që është arritur deri tani.

Nga ana e tij, nënkryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviç theksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së refugjatëve para se të shqyrtohet problemi i statusit përfundimtar.

XS
SM
MD
LG