Lidhje

OKB shtyn dërgimin e ekipit hetimor në Xhenin - 2002-04-27


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ra dakord ta shtyjë me një ditë arritjen e misionit hetimor në kampin e refugjatëve në Xhenin. Tani misioni pritet të arrijë nesër.

Një zyrtar i lartë i OKBs tha se ministri i jashtëm izraelit kërkoi shtyrjen e misionit për t’i lejuar kabinetit izraelit të votojë nesër lidhur me këtë çështje. Zyrtarët e OKBs thanë se presin që Izraeli ta miratojë misionin. Zyrtarë izraelitë kanë shprehur shqetësimin se ekipi i OKB-së do të përqëndrohet në shkatërrimet në kamp dhe do të mosapërfill pretendimin izraelit që kampi ishte strehë terroristësh.

Izraeli mohon akuzat palestineze që trupat e tij kanë kryer masakra në kamp gjatë ofensivës izraelite në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG