Lidhje

Rrëzohet një avion kinez në Detin e Verdhë - 2002-05-08


Të 112 personat që ndodheshin në bordin e një aeroplani të shoqërisë ajore kineze, China Northern, humbën jetën kur aeroplani u rrëzua mbrëmë në bregdetin veri-lindor të Kinës. Shoqëria China Northern u dërgoi letra ngushëllimi familjeve të viktimave, duke premtuar se do të bëhen hetime të plota rreth incidentit, që ndodhi në qytetin-port Dalian të Detit të Verdhë.

Rreth 40 anije shpëtimi vazhduan sot kërkimet në ujrat e Dalianit, në përpjekje për të gjetur më shumë trupa si dhe kutitë e zeza të avionit. Sipas njoftimit më të fundit, ishin gjetur 66 trupa. Aeroplani, i cili ishte nisur nga Pekini, u rrëzua pak para se të ulej në qytetin port të Dalianit. Ky është rrëzimi i dytë fatal gjatë muajit të fundit i aeroplanëve të linjave kineze.

XS
SM
MD
LG