Lidhje

Eliza Dushku në filmin The New Guy - 2002-05-16


Një emër i ri po shfaqet me ngulm në filmat e fundit të Hollywoodit. Nuk është hera e parë që Eliza Dushku aktorja me origjinë shqiptare, debuton në prodhimet e studiove me zë të Hollwoodit por në filmin e fundit të Columbia Pictures, The New Guy ajo luan një nga rolet kryesore. Filmi komik e merr temën nga jeta e adoleshentëve në shkollat e mesme. Ajo që juve mund tju duket disi e veçantë në filmin me regji të Ed Decterit janë disa dialogë në shqip. Eliza Dushku tregon origjinën e saj kur thotë se gjyshen e ka shqiptare. Aktorja 22 vjeçare ka një karierë të suksesshme në Holliwood që krahasohet deri diku me suksesin e të madhit John Belushi. Debutimi i saj i parë ishte ai i vitit 1992 në filmin dramatik That Night. Më pas ajo interpretoi në This Boy’s Life dhe një vit më vonë në True Lies me të famshmin Arnold Schwarzenegger. Filmi i vitit 2000 Bring it On me tematikë po nga adoleshenca fitoi shuma të konsiderueshme nga shfaqjet në kinematë amerikane. Elizën do ta shohim pas pak muajsh në filmin e ri me aktorin Robert De Niro City by the Sea.

Episodi i ri i filmit Star Wars titullohet Attack of the Clones dhe filloi të shfaqet dje në Amerikën e Veriut. Megjithëse episodi i parë me titull ”The Phantom Menace”, i shfaqur në vitin 1999, i la të zhgënjyer shumë nga admiruesit, ata nuk e kanë humbur interesimin për këtë serial i cili përmban gjithsej 6 episode. Filmat e serisë Star Wars filluan të shfaqen në vitin 1977 dhe qysh atëhere kanë qenë mjaft popullorë. Megjithëse pritet që episodi i ri të ngjallë entusizëm të madh midis shikuesve, analistët e industrisë së filmit nuk janë të sigurtë nëse ”Attack on the Clones” do të ketë më shumë sukses se sa filmi Spiderman, përsa u përket parave që do të grumbullojë nga shitja e biletave. Krijuesi dhe regjisori i episodit të ri të Star Wars, George Lucas, thotë se për të dalë pa humbje, filmit të ri i duhet të arrijë kuotën e 300 milionë dollarëve nga shitjet brenda Shteteve të Bashkuara.

Insomnia është thrilleri i fundit psikologjik që filloi të shfaqet në ekranet e mëdha me tre aktorët kryesor të Hollywoodit, Al Pacino, Robin Williams dhe Hilary Swank.

Filmi ka në qendër dedektivin e policisë së Los Angelosit që luhet nga Al Pacino i cili udhëton në një qytet të vogël në Alaska me partneren e tij të luajtur nga Swank për të hetuar vrasjen e një vajze 17 vjeçare. Kurse Robin Williams luan rolin e novelistit Walter Finch, i dyshuari kryesor në film, me të cilin karakteri i Al Pacinos hyn në një lojë psikologjike. Për Williams roli ishte një largim nga loja e tij tipike e njeriut të mirë. Ai thotë se pas lojës së personazhit misterioz shpreson të ketë më shumë oferta për role të tilla në të ardhmen. Kurse për Al Pacino megjithëse ka luajtur mjaft role policore në vite që nga Serpico tek Heat karakteri në filmin Insomnia ishte një sfidë e re. Filmi ka për regjizor Chris Nolan i njohur me filmin Memento.

XS
SM
MD
LG