Lidhje

Eçevit i hospitalizuar - 2002-05-17


Kryeministri turk Bulent Ecevit është shtruar në një spital të Ankarasë për të paktën një javë. Doktorët që po e kurojnë udhëheqësin 77 vjeçar thonë se ai ka një brinjë të thyer dhe një problem me një damar në këmbën e majtë. Megjithatë mjekët thonë se gjendja e tij ”nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”. Tregu turk i aksioneve ra të paktën tre për qind pasi u deklarua se kryeministri ishte shtruar në spital. Zoti Ecevit, ka qenë duke marrë veten në shtëpi që nga 4 maji, pas kurimit nga një infeksion zorrësh dhe dhimbje të lehta shpine.

XS
SM
MD
LG