Lidhje

Udhëheqësit e al-Qaidës planifikojnë sulme - 2002-05-28


Komandanti i forcave amerikane në Afganistan tha se udhëheqësit e al-Qaidës dhe të talebanëve në Pakistan mendohet se po planifikojnë sulme për të sabotuar zgjedhjen, muajin e ardhshëm të qeverisë së re afgane në Kabul.

Gjenerali Franklin Hagenbeck i tha gazetës New York Times se e gjithë udhëheqja e lartë e Al-Qaidës dhe talebanëve është detyruar të largohet nga Afganistani lindor dhe vepron tani në zonat fisnore të Pakistanit perendimor. Ai tha se ata kanë rreth një mijë luftëtarë jo afganë dhe njoftimet e zbulimit tregojnë se ata po planifikojnë sulme terroriste, midis të cilave shpërthimesh me makina bombë dhe sulme vetvrasëse.

XS
SM
MD
LG